U NËNSHKRUA ZYRTARISHT MARRËVESHJA PËR NGRITJEN E NJË DATA CENTER-I TË TEKNOLOGJISË SË LARTË PRANË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 30 prill 2025 u nënshkrua në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” marrëveshja mes Këshillit të Qarkut Korçë dhe programit TIKA për ngritjen e një Data Center-i pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, UNIKO.

Në takimin e zhvilluar mes drejtuesve të Këshillit të Qarkut Korçë, UNIKO dhe programit TIKA u diskutua ngritja dhe funksionimi i kësaj qendre të teknologjisë së lartë, e cila pritet të jetë në shërbim të stafit dhe studentëve me fillimin e vitit të ri akademik.

Për rektorin e UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi ngritja e kësaj qendre është një hap i rëndësishëm për transformimin e Universitetit “Fan S. Noli” në një qendër ekselence për rajonin  tonë.

Falënderimet e tij për këtë bashkëpunim të suksesshëm ndërinstitucional përcolli edhe dekani i FSHNH, prof. as. dr. Rafail Prodani. Ai tha se ky investim në teknologjinë e lartë do të jetë një pikë referimi për punën shkencore të të gjithë Universitetit.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erion Nexhipi dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Mustafa Ata nënvizuan se ngritja e kësaj qendre mundësohet në kuadër të projektit “Infrastruktura e Shkallëzuar e Përpunimit të të Dhënave për Hulumtim Bashkëpunues ndërmjet Fakulteteve të UNIKO”.

Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në fushat e bujqësisë, ekonomisë, mjekësisë dhe kërkimeve ndërdisiplinore do të mbështesë punën e pedagogëve, studiuesve dhe studentëve, si një hapësirë moderne që promovon bashkëpunimin dhe kërkimet inovative  në zhvillimin gjithëpërfshirës të rajonit tonë.

Previous Post
Hapet thirrje per mobilitet stafi në Universitetin e Salentos, Itali

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right