Hapet thirrje per mobilitet stafi në Universitetin e Salentos, Itali

Universiteti i Salentos në Leçe të Italisë hap thirrjen për 1 mobilitet stafi akademik për vitin 2025-2026 në fushën e gjuhëve.

Kriteret:

  • Stafi akademik klasifikohet si:
  1. Kërkues;
  2. Kërkues afatshkurtër;
  3. Profesor i asociuar;
  • Duhet të jetë i punësuar (duke përfshirë edhe kontratat afatshkurtra) gjatë vitit akademik 2024/2025 dhe aktiv në kërkime, me të paktën dy produkte kërkimore në katër vitet e fundit.
  • Kërkuesit me kontrata afatshkurtra duhet të kenë publikuar të paktën një produkt kërkimor deri në datën e publikimit të thirrjes.
  • Duhet të zotërojnë mjaftueshëm gjuhën angleze ose italiane në nivelin B2, sipas sistemit CEFR.

Dokumentet e nevojshme:

  1. Forma e aplikimit e firmosur (në anglisht);
  2. Drafti i marrëveshjes së mobilitetit për mësimdhënie (STA) ose, në mungesë të saj, një letër ftese e firmosur nga personi i kontaktit në universitetin pritës, ku specifikohen: objektivat, qëllimi, dhe përmbajtja e vizitës mësimore;
  3. CV-ja e aplikantit në anglisht;
  4. Kopje e dokumentit të identifikimit e nënshkruar dhe datuar nga aplikanti;
  5. Çdo kualifikim dhe/ose dokument tjetër i vlerësuar si i nevojshëm për qëllim përzgjedhjeje.

Të gjitha detajet e aplikimit i gjeni në këtë lidhje: get_file

Aplikimi duhet të dërgohet në adresën elektronike: centro.unico.progetti@cert-unile.it.

Afati i fundit i aplikimit është data 08.05.2025.

Nëse keni nevojë për asistencë në plotësimin e aplikimit, mund të na shkruani në adresën elektronike: tkita@unkorce.edu.al.

Ju mirëpresim!

Postimi i Mëparshëm
Mundësi për mobilitet akademik në Itali!
Postimi Pasues
U NËNSHKRUA ZYRTARISHT MARRËVESHJA PËR NGRITJEN E NJË DATA CENTER-I TË TEKNOLOGJISË SË LARTË PRANË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”