TRASHËGIMIA KULTURORE E PAKICAVE ETNIKE DHE LINGUISTIKE NË QARKUN E KORÇËS U PREZANTUA NJË NJË PANAIR ETNOGRAFIK TË ZHVILLUAR NË UNIKO NË KUADËR TË PROJEKTIT ME TË NJËJTIN TITULL

Në datën 9 qershor 2025 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua panairi “Trashëgimia kulturore e pakicave etnike dhe linguistike në qarkun e Korçës”, në kuadër të projektit me të njëjtin titull.

Në takim morën pjesë përfaqësues të pakicave kombëtare maqedonase, rome dhe arumune, përfaqësues të pushtetit lokal, institucioneve, të stafit të UNIKO dhe studentë.

Të pranishmit i përshëndeti fillimisht rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili theksoi: “Ky panair etnografik është jo vetëm një ekspozim i pasurisë së trashëgimisë kulturore të komuniteteve në pakicë, por edhe një dëshmi e rolit që Universiteti ynë luan si urë lidhëse midis dijes akademike e realitetit kulturor e social që na rrethon”.

Më tej, takimin e përshëndetën edhe z. Erion Nexhipi, kryetar i Këshillit të Qarkut, Korçë mbështetës i këtij projekti, znj. Amanda Cici, drejtore Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, prof. as. dr. Daniela Stoica, zëvendëskryetare e Senatit Akademik, UNIKO, z. Vasil Steriovski nga Shoqata Maqedonase “SONCE”, znj. Eva Tare nga Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe znj. Anida Zguri sipërmarrëse në promovimin e trashëgimisë kulturore të pakicave arumune, të cilët u ndalën në vlerat e veçanta që sjell ky projekt dhe kontributin që ai jep në evidentimin dhe promovimin e pasurisë kulturore.

Në fund të takimit studiuesja e çështjeve të pakicave kombëtare dhe e të drejtave të njeriut, dr. Maria Dojçe tha se projekti sjell të dhëna interesante në lidhje me këtë trashëgimi kulturore të pakicave në qarkun e Korçës, duke i hapur rrugë studimeve dhe kërkimeve të reja në këtë fushë. Më pas, ajo i ftoi pjesëmarrësit të vizitonin stendat e panairit etnografik të çelur në hollin e Rektoratit të UNIKO.

Previous Post
KËSHILLI STUDENTOR, UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Next Post
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR- REKTORI PRET GRUPIN E STUDENTËVE FITUES TË ÇMIMIT III NË FINALEN E PROJEKTIT PILLAR

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right