TRAJNIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT BEWBU PËRFUNDON ME SHPËRNDARJEN E 27 DISTINKTIVAVE DIXHITALE

4 nëntor 2025- Programi i Trajnimit Pedagogjik të Mësimidhënies së Kombinuar (BEWBU 2025) përfundoi me sukses. I koordinuar nga dr. Sanna Ruhalahti dhe dr. Jiri Vilppola nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Tampere-s, nisma bashkoi stafin akademik dhe studentët nga universitetet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar kompetencat e tyre pedagogjike dhe ato dixhitale.

Një ndër arritje kryesore të trajnimit ishte dhënia e distinktivit dixhital të bazuar në kompetenca “Ekspert i Pedagogjisë Dixhitale dhe të Kombinuar”. Ky distinktiv njeh zyrtarisht aftësinë e pjesëmarrësve për të hartuar dhe ofruar kurse të mësimit hibrid me cilësi të lartë, për të integruar pedagogjinë dixhitale dhe për të aplikuar metoda inovative të vlerësimit.  Të 27 pjesëmarrësit fituan këtë distinktiv dixhital, duke demonstruar angazhimin e tyre për të zhvilluar arsimin e kombinuar brenda institucioneve të tyre.

Pas përfundimit të këtij trajnim tani fokusi zhvendoset në zbatim. Stafi akademik i porsa trajnuar do të fillojë të ofrojë kurset e arsimit të kombinuar që kanë hartuar, duke aplikuar njohuritë e tyre në kontekste reale mësimdhënieje. Ata gjithashtu do të zhvillojnë dhe përsosin materiale mësimore në përputhje me modelet pedagogjike të kombinuara. Për më tepër, këta mësimdhënës të arsimit të lartë do të luajnë një rol kyç në ndërtimin e kapaciteteve institucionale duke trajnuar kolegët e tyre në universitetet e tyre, duke nxitur kështu një kulturë të qëndrueshme të të nxënit dixhital dhe të kombinuar.

Urime u përcollën për të gjithë përfituesit e distinktivit dixhital për arritjet e tyre të jashtëzakonshme. Projekti BEWBU, i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, vazhdon të mbështesë transformimin dixhital të arsimit të lartë përmes njohjes së bazuar në kompetenca dhe zhvillimit profesional bashkëpunues.

Postimi i Mëparshëm
MODELIMI NË SEKTROIN E BUJQËSISË NË SHQIPËRI FILLON ME KORÇËN
Postimi Pasues
FUSHATA “BUZËQESHJE PËR DIMRIN”-SEMINAR INFORMUES PËR STUDENTËT

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right