TRAJNIMI DHE SHKËMBIMI I PËRVOJËS ISHTE FOKUSI I MOBILITETIT TË STAFIT AKADEMIK NË KUADËR TE PROJEKTIT ERASMUS + “KURRIKULA DUAL – PRAKTIKA E STUDIMIT DHE PUNËS NË BUJQËSI DHE SIGURINË USHQIMORE” 

Në periudhën 15-28 maj 2022 në kuadër të projektit DualAFS, Universiteti i Nueringen-Geislingen priti dy pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” me qëllim trajnimin dhe shkëmbimin e përvojës. 

Dr. Dorjan Marku gjatë këtij mobiliteti punoi për hartimin e strukturës së programit në lëndën “Menaxhimi i Zinxhirit Furnizues”, e cila do të integrohet në kurrikulat Bachelor të programit të studimit “Menaxhim Agrobiznesi” në Fakultetin e Bujqësisë. 

Integrimi i menaxhimit të cilësisë në zinxhirin e furnizimit agroushqimor dhe aplikimi i qasjeve praktike, puna me projekte dhe studimet e rasteve ishin fokusi kryesor i trajnimit dhe bashkëpunimit të tij me prof. Heinrich Schüle dhe prof. Juergen Braun. 

Po gjithashtu gjatë mobilitetit ai pati mundësi të takohej dhe të bashkëpunonte me partnerë të ndryshëm, përfaqësues të kompanive dhe të NGU-së, si dhe të merrte njohuri se si palët e interesuara mund të përfshihen në programet e studimit nga partnerët me përvojë praktike.

Pjesë e këtij mobiliteti ishte edhe pedagogia, dr. Aldona Minga, e cila punoi për përgatitjen e planprogrameve të modulit “Menaxhimi i Kontabilitetit”. Zbatimi i këtij moduli dhe përshtatja e tij sipas nevojave të tregut të punës ishte fokusi kryesor i bashkëpunimit të saj me prof. Fischer. 

Ajo tha se ishin shumë të rëndësishme njohuritë e reja mbi inovacionet për kompanitë, të cilat mund të promovohen si risi bashkë me rolin që duhet të luajë Universiteti.   

Previous Post
STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ANGAZHOHEN NË ORGANIZIMIN E OLIMPIADËS “ZGJIDHJE E ZGJUAR” PËR NXËNËS TË KLASAVE VII TË SHKOLLAVE 9-VJEÇARE
Next Post
NDAHEN ÇMIMET E OLIMPIADËS “ZGJIDHJE E ZGJUAR”, KU MORRËN PJESË NXËNËS TË SHKOLLAVE 9-VJEÇARE TË QYTETIT