TRAJNIMET E MËSUESVE BAZUAR NË PLANIN KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL, KONTRIBUTI I DEPARTAMENTEVE DHE QENDRAVE TË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË KUALIFIKIMET AFATGJATA TË MËSUESVE DHE PËRMIRËSIMI I KORNIZËS KURRIKULARE ISHIN DISA NGA ÇËSHTJET QË U DISKUTUAN GJATË TAKIMEVE TË MINISTRES SË ARSIMIT DHE SPORTIT, OGERTA MANASTIRLIU ME DREJTUES E STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETEVE

Në datën 15 shkurt 2024 rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe drejtues të tjerë të Universitetit morën pjesë në takimet që ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu zhvilloi me rektorë, dekanë dhe pedagogë të degëve Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Shkencat e Natyrës, si dhe të Arsimit Fillor e Arsimit Parashkollor.

Në takime u diskutua për planin e përbashkët të punës për fillimin e trajnimeve të mësuesve, bazuar mbi Planin Kombëtar të Zhvillimit Profesional, si dhe kontributin e departamenteve dhe qendrave të formimit dhe edukimit të vazhduar, në kualifikimet afatgjata të mësuesve dhe përmirësimin e kornizës kurrikulare.

Previous Post
STAF AKADEMIK DHE STUDENTË TË KOLEGJIT TË MBROJTJES DHE SIGURISË,  TIRANË VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” 
Next Post
INSTITUTI SHQIPTAR I MEDIAS NË KUADËR TË NISMËS “EDUKIMI MEDIATIK NË UNIVERSITETE” DHUROI NJË SËRË TITUJSH PËR BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”