“THOMA TURTULLI–FILANTROP DHE PERSONALITET I QYTETIT TË KORÇËS”-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

Në datën 5 tetor 2023 Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane organizoi veprimtarinë kushtuar Thoma Turtullit, filantrop dhe personalitet i qytetit të Korçës.

Të pranishmit i përshëndeti dekania e këtij fakulteti prof. as. dr. Sonela Stillo,e cila ndër të tjera tha: “ Ndihem e nderuar të çel këtë veprimtari dhe të jem këtu mes jush për të ndarë së bashku emocionet që na falin figura të tilla të gdhendura bukur në histori dhe në mendjen tonë. Pjesëmarrja jonë këtu tregon se ne nuk jemi vetëm në përpjektjen tonë për të lënë gjurmë dhe që së bashku të ndërtojmë shpresën dhe rrugën drejt një të ardhmeje më frymëzuese, më të paqtë, më të mirë. Sa herë përmendet filantropia vjen në mendje Thoma Turtulli dhe anasjelltas. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur filantropia është dëshira për të promovuar mirëqenien e të tjerëve, nëpërmjet donacioneve ndaj kauzave të mira. Misioni ynë sot është të kujtojmë një figurë simbol të qytetarisë korcare, simbol i urtësisë, modestisë, bujarisë, dashurisë, mençurisë, shpirtgjerësisë, por mbi të gjitha, për të mos lënë në harresë njerëz dhe organizata që kontribuojnë në përmirësimin e jetës në shoqëri”.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm drejtues, pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, përfaqësues të pushtetit vendor, komuniteteve fetare, institucioneve të ndryshme, familjarë e miq të filantropit Thoma Turtulli u mbajtën edhe tri kumtesa nga pedagogët, dr. Ardian Matka “Shpirtdhuruesi”, dr. Alba Kreka “Filantropia dhe bamirësia në qytetin e Korçës në rrjedhën e historisë- Veprimtaria shoqërore dhe bamirëse e Thoma Turtullit” dhe “Vizioni i sipërmarrësit apo Filantropit” nga dr. Gentisa Furxhi, si dhe u shfaq dokumentari për jetën dhe kontributin e Thoma Turtullit përgatitur nga padagogu, dr. Ilir Shyta.

Gjithashtu në këtë takim përshëndetën edhe Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, prefekti i Qarkut të Korçës, z. Nertil Jole, mbesa e filantropit Thoma Turtulli etj

Previous Post
“SFIDAT E INTEGRIMIT GJINOR NË INSTITUCIONE” ISHTE TEMA E TAKMIT TË ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “INTEGRIMI GJINOR NË IAL” MBËSHTETUR DHE FINANCUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”
Next Post
FAKULTETI I BUJQËSISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PARAQITI OFERTËN AKADEMIKE 2023-2024 NË “PANAIRIN E VJESHTËS” TË ORGANIZUAR NGA BASHKIA KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right