THIRRJE PËR APLIKIM NË UNIVERSITETIN POLYTECH ORLÉANS, FRANCË PËR STUDENTËT E CIKLIT TË STUDIMEVE MASTER

Universiteti Polytech Orléans, Francë shpall thirrjen për aplikim për kryerjen e Intership-it pranë Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS), Universiteti Polytech Orléans, Francë. Fokusi i këtij Intershipi do të jetë kryrja e hulutimeve në fushën e studimeve tekniko-shkencore dhe tematika që do të trajtohet është “Plazma dhe pikat e ujit: kërkime në ndërveprimin e plazmës dhe ujit”. Qëllimi i kësaj praktike është të nxjerrë në pah mekanizmat komplekse ndërmjet ndërveprimit të plazmës dhe pikave të ujit në mënyrë që të përmirësojnë efikasitetin e aplikimeve të shumta të aerosoleve plazmatikë. Gjithashtu, fokusi zgjerohet edhe te reduktimi i ndotjes dhe zvogëlimi i përdorimit të kimikateve.

Periudha e Internship-it: 3 muaj

Dokumentet që nevojiten për aplikim janë të listuara më poshtë:

  1. CV (Europass)
  2. Letër motivimi
  3. Njohje të Gjuhës Angleze (Niveli B2)
  4. Vërtetim studenti
  5. Njohuri në fushën e studimeve tekniko-shkencore
  6. Aftësi programimi

Afati i aplikimi: 12 prill 2024

Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat ose të kontaktoni nëpërmjet email-it:

easabella@unkorce.edu.al

Read more.. (pdf)

Previous Post
GRUPI I EKSPERTËVE TË “RESEARCH EXPERTISE” NGA DIASPORA AKADEMIKE, READ ZHVILLOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” DISA TAKIME ME DREJTUES TË INSTITUCIONIT NË LIDHJE  ME DRAFTRAPORTIN E HARTUAR PREJ EKSPERTËVE NË VIJIM TË PROJEKTIT TË KËRKUAR NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR VLERËSIMIN DHE ZHVILLIMIN E UNIKO
Next Post
Hapet thirrja për aplikim për pjesëmarrje të studentëve në Akademinë Verore “The Balkans in the Roots of Linguistic, Literary, Historical and Ethnographic Studies” që do të organizohet në datat 7-17 maj 2024.