TAKIM NË KUADËR TË PROJEKTIT TË READ “PLANTS, LANGUAGE, AND PEOPLE: KNOWLEDGE AND PRACTICES TO MEET CONTEMPORARY CHALLENGES

Në datën 23 shtator 2025 në mjediset e Universiteit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim në kuadër të projketit të READ “Plants, Language, and People: Knowledge and Practices to Meet Contemporary Challenges”.

Drejtuesja e projektit prof. as. dr. Anyla Saraçi i njohu fillimisht të pranishmit  me tre komponentët e këtij projekti: studimi i bimëve, roli i tyre në jetën e njerëzve, perceptimet e tyre rreth mjedisit dhe pasqyrimi i mjedisit në gjuhën dhe praktikat kulturore të një komuniteti.

Projekti është një bashkëpunim midis një grupi studiuesish të përbërë nga prof. dr. Robert Damo, Universiteti “Fan S. Noli”, mbledhës dhe studiues i shquar i resurseve gjenetike autoktone; prof. asc. dr. Ani Bajrami, Universiteti i Tiranës me një përvojë të shquar në antropologjinë gjuhësore, antropologjinë mjedisore dhe etnobotanikën dhe studiuesi i diasporës nga Universiteti i Bonit; prof. dr. Nazim Gruda me një përvojë dhe reputacion të padiskutueshëm në studimin e bimëve dhe zbulimin e praktikave të tyre të përdorimit dhe kultivimit.

I ftuar në takim rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi përshëndeti të pranishmit ndërsa theksoi edhe njëherë rëndësinë e projekteve READ, të cilët bëjnë të mundur lidhjen midis  shkencës në Shqipëri me atë të Diasporës, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm të AADF me Universitetin tonë.

Më pas, në takim u nënvizua se si një studim i njohurive dhe praktikave etnobotanike në zonë, pëpiqet të zbulojë marrëdhënien midis njerëzve dhe burimeve natyrore, duke mbështetur etnobotanikën, gjuhësinë, antropologjinë, ruajtjen e mjedisit, duke nxitur praktikat e qëndrueshme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit.

Gjatë diskutimeve nga të pranishmit u theksua se përmes këtij projekti, studiuesit mund të përqendrohen në shtigje dhe mundësi të reja në programet e studimit dhe kërkimit në Universitetin “Fan S. Noli” dhe në të njëjtën kohë, duke ruajtur diversitetin biokulturor të zonës, mund të japin një kontribut modest në ndikimin ekonomik, social dhe kulturor në rajon.

 

Previous Post
PRAKTIKA PUNE QË AFTËSOJNË STUDENTËT PROFESIONALISHT-PËRVOJA TË SUKSESSHME
Next Post
NJOFTIM PËR 10 VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË DEVOLL

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right