Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTJA E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, SARA ZGURI FITOI ÇMIMIN E PARË NË KONFERENCËN STUDENTORE “DIALOGJE (NDËR) KULTURORE” TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI OVIDIUS, RUMANI

Në datat 10-11 dhjetor 2021 në kuadër të bashkëpunimit me Ovidius University of Constanta, Rumani, dy studentet e Universitetit “Fan S. Noli”, Sara Zguri dhe Rossela Plasari të departamentit të Gjuhëve të Huaja morën pjesë në konferencën studentore “Dialogje (Ndër) Kulturore” organizuar online nga ky Universitet. Studentja e vitit III të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” Sara Zguri prezantoi në këtë konferencë projektin: “Albania, an Old Nation Representing Uniqueness” me të cilin fitoi edhe çmimin e parë. Sipa Sarës, kjo ishte përvoja e saj e parë ndërkombëtare, e cila i dha mundësinë jo vetëm të shfaqte në të njohuritë akademike, por edhe të takohej me bashkëmoshatarë dhe përfaqësues të universiteteve nga vende të ndryshme, si: Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Spanja etj. “Kam shumë dëshirë që kjo përvojë shumë e veçantë për mua të pasohet edhe nga angazhime të tjera të kësaj natyre. Mendoj që edhe në të ardhmen të bëhem pjesë e takimeve dhe veprimtarive studentore që mund të zhvillohen si brenda, ashtu dhe jashtë vendit, pasi këto janë mundësi shumë të mira për ne studentët, të cilat ndikojnë në rritjen tonë akademike dhe profesionale njëkohësisht”.

Gjatë konferencës, studentët ndërkombëtarë prezantuan rreth 40 punime që trajtuan tema të ndryshme, që nga imazhi i zonës nga vinin pjesëmarrësit e deri te elementë të veçantë kulturorë, histori, legjenda apo personazhe fantastike. Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve për pjesëmarrësit u zhvillua një udhëtim tematik për të njohur studentët ndërkombëtarë me elemente të veçanta të kulturës vendase.

 

Leave a Reply