STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NJË TAKIM ME SHKRIMTARIN E NJOHUR ISMAIL KADARE  

Në datën 15 nëntor 2022 u organizua një takim mes studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe nxënësve të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.

Simbolika e këtij takimi lidhej me nismën e fundit të Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë, botimin e Antologjisë “Laboratori i krijimit letrar”, me krijimet në prozë dhe poezi të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” e mbështetur nga fondet e vënë në dispozicion për projektin institucional “Laboratori i krijimit letrar”, me koordinatorë dekanen e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe pedagogun dhe shkrimtarin dr. Eris Rusi të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë.

Kopjet e para të antologjisë së botuar iu dhuruan shkrimtarit Ismail Kadare dhe shkrimtares e bashkëshortes së tij, znj. Elena Kadare.

Në fjalën e tij, pedagogu Eris Rusi u shpreh se letërsia është një mundësi më tepër për t’iu afruar të mirës dhe të bukurës estetike, si dhe antologjia me krijimet studentore është shenjë e shkëndijës letrare që i jep frymëmarrje imagjinatës krijuese të studentëve, pavarësisht profilit të programeve të studimit që mund të ndjekin ata.

Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me shkrimtarin Kadare dhe bashkëshorten e tij, duke gjetur mbështetjen e drejtueses së QKLL, znj. Alda Bardhyli dhe nënkryetares së klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, poetes Gerta Bandilli Becka.

Previous Post
FILLIMI I VITIT AKADEMIK 2022-2023 PËR PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË “MASTER” VITI I
Next Post
STUDENTË E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA MORËN PJESË NË NJË LEKSION TË HAPUR NGA PROF. AS. DR. LIGIA TOMOIAGĂ, PROFESORE E GJUHËS ANGLEZE PRANË QENDRËS UNIVERSITARE VERI BAIA MARE TË UNIVERSITETIT TEKNIK TË KLUZHIT

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right