Në datën 22 maj 2025 departamenti i Biologji-Kimisë në bashkëpunim me KRWM-Administrim i Mbetjeve të Qarkut Korçë, në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit organizuan një veprimtari me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve dhe të komunitetit për rolin thelbësor që luan biodiversiteti në funksionimin e ekosistemeve dhe domosdoshmëria e ruajtjes së tij, me fokus të veçantë tek insektet dhe zogjtë.
Studentët ndërtuan objekte mbështetëse për insektet dhe zogjtë, të njohura ndryshe si “hotele për insekte” dhe “shtëpiza për zogjtë” të cilat i vendosën në zonën e gjelbër të Universitetit.
Rëndësia e objekteve të ndërtuara:
Për insektet:
- Shumë insekte janë polenizues (si bletët), të domosdoshëm për riprodhimin e bimëve.
- Ndihmojnë në kontrollin biologjik të dëmtuesve, duke ruajtur ekuilibrin ekologjik.
- Janë bazë ushqimore për shumë zogj dhe kafshë të tjera.
Për zogjtë:
- Janë tregues natyrorë të shëndetit të ekosistemit.
- Luajnë rol në kontrollin e popullsisë së insekteve.
- Ndihmojnë në shpërndarjen e farave, duke kontribuar në rigjenerimin e pyjeve dhe habitateve natyrore.
Kjo veprimtari përcolli mesazhin se çdo veprim i vogël ka ndikim të madh. Ruajtja e biodiversitetit nuk është thjesht detyrë e institucioneve, por përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Me angazhimin aktiv të studentëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve mund të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme dhe në harmoni me natyrën.















