SPECIALISTËT E BIBLIOTEKAVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” U BËNË PJESË E TRAJNIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT “DIGJITALIZIMI I FONDIT TË BIBLIOTEKËS SË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 1 mars 2024 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli’ u zhvillua një trajnim në kuadër të projektit “Digjitalizimi i Fondit të Bibliotekës së Universitetit “Fan S. Noli””, financuar nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Specialistja Ejona Bodo tregoi me detaje mënyrën e zhvillimit të procesit të digjitalizimit, ku do të përfshihet skedimi dhe katalogimi i të gjithë fondit të bibliotekave të Univeristetit “Fan S. Noli”.

Sipas zëvendësrektores për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre në këtë kuadër synohet të krojohet një platformë aksesi dhe arkive për rreth 17 mijë tituj që ndodhen në këtë bibliotekë, si dhe për gati 190 njësi, ku përfshihen dorëshkrime, letërkëmbime e artikuj të ndryshëm si pjesë e Fondit Nolian, të cilin prof. Nasho Jorgaqi ia dhuroi Universitetit tonë dhe aktualisht ndodhet në mjediset e Bibliotekës Shkencore.

Previous Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA III ME TEMË: “RESEARCH APPLICATION AND EDUCATION METHODS”
Next Post
Universiteti “Fan S. Noli” ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në veprimtaritë e parashikuara në kuadër të Javës Studentore ““Learners Today, Inspires Tomorrow” (14-17 maj 2024).