SOLIDARITET NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS: NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” VIJNË “KËPUCËT E KUQE” SI SIMBOLI I KËSAJ DITE

Në datën 8 mars 2022, në Ditën Ndëkombëtare të Gruas, Universiteti “Fan S. Noli” zgjodhi ta përkujtojë ndryshe këtë ditë. Në shenjë solidariteti ai iu bashkua nismës “Këpucët e kuqe”, duke organizuar një veprimtari ndërgjegjësuese, e cila bëri bashkë pedagoge e studente të këtij Universiteti, si dhe gra e vajza të njohura të jetës publike në qytet, të cilat vendosën këpucët e tyre të kuqe në shkallët e Rektoratit, si një simbol i grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës gjinore. Kjo nismë e përhapur në të gjithë botën e ka zanafillën te një artiste meksikane, e cila humbi motrën për shkak të dhunës në familje. Në këtë veprimtari u përcollën mesazhe shprese dhe kurajoje për të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat përballen me vështirësi dhe sfida të ndryshme, ndërsa erdhën si modele të suksesshme disa prej grave dhe vajzave të këtij qyteti, të cilat ia kanë dalë të bëhen dikushi në jetë. Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre tha se këpucët e kuqe erdhën në Universitetin “Fan S. Noli” në shenjë solidariteti dhe me dëshirën për të bërë më të mirën. “Jemi këtu për t`u thënë grave dhe vajzave që ndodhen përballë vështirësish se ne jemi me to. Jemi këtu për t`u thënë studenteve se mund të arrijnë çka duan në jetë edhe pa e humbur dinjitetin e tyre. Jemi këtu për t`u dhënë emër të gjitha atyre grave që i kanë dhanë emër këtij Universiteti, këtij qyteti, këtij vendi. Të gjitha kanë qenë të nderuara, por edhe të paçmuara; kanë qenë ëndërrimtare, por edhe tokësore njëkohësisht; kanë qenë të vuajtura, por asnjëherë të pashpresa; kanë qenë të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe koleget e dikujt”.  Më pas, dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Ledina Alolli u shpreh se të drejtat e grave janë në themel të kësaj dite. “Gratë dhe vajzat janë boshti i shoqërisë shqiptare që përbën gjysmën më të mirë të saj dhe garantimi i barazisë në këtë shoqëri, sigurisht që i jep zhvillim asaj. Me modelet, me vlerat që ne përcjellim në shoqërinë shqiptare të shohim përtej, duke qenë gjithmonë krah për krah njëra-tjetrës”.

Takimi vijoi me të tjera mesazhe ndërgjegjësuese për rëndësinë që ka kontributi i grave në shoqëri nga drejtorja e shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”, Korçë, znj. Keti Qirinxhi, pedagoget, dr. Maria Dojçe e Anjeza Vila, si dhe një përshëndetje e veçantë erdhi nga violinistja e talentuar, znj. Mirela Xheka.

Previous Post
Studim i Tregut të Punës në Rajonin Juglindor  Analiza e Kapaciteve të Universitetit “Fan S. Noli” në Përmbushje të Kërkesave Aktuale të Kualifikimeve
Next Post
EKSPERTI NDËRKOMBËTAR TAL CATRAN ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, ME FOKUS BASHKËPUNIMIN NË LIDHJE ME KËSHILLIMIN DHE ORIENTIMIN E STUDENTËVE DREJT STARTUP-EVE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right