“SHQIPËRIA, NJË HISTORI E MENTALITETIT JURIDIK”, LIBRI MË I RI I AUTORI NDRIÇIM KULLA U PROMOVUA NË MJEDISET E FAKULTETI TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE NË NJË VEPRIMTARI TË VEÇANTË, KU ISHIN TË PRANISHËM STUDIUES, PEDAGOGË, STUDENTË E TË FTUAR TË TJERË

Në datën 3 shkurt 2023 në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u promovua libri më i ri i autorit Ndriçim Kulla: ““Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”.

Fillimisht zëvendësdekani i FSHNH, phd. Jordan Jorgji falënderoi pjesëmarrësit dhe autorin, i cili zgjodhi që librin e tij ta prezantojë edhe për stafit e studentët e Universitetit “Fan S. Noli”.

Në fjalën e tij prof. dr. Gjergj Sinani e cilësoi si një ngjarje të rëndësishme botimin e këtij libri, i cili nxjerr në dritë mendimin shqiptar duke i dhënë lexuesit të kuptojë se si ndër vite, besa, fjala e dhënë, kodi juridik zakonor, kanunet, që nga ai i Lekë Dukagjinit etj, janë dëshmi e rregullimit të marrëdhënieve të jetës dhe të paqes sociale.

Prof. dr. Gjergji Pendavinji në fjalën e tij theksoi se ky punim përmban vlera të rëndësishme kulturore, historike, filozofike e juridike që kanë emanciouar mendimin e shqiptarëve përgjatë historisë së tyre të lavdishme. Ky është një botim që i kushtohet procesit historik të formimit dhe konsolidimit të ndërgjegjes juridike të popullit shqiptar. Më pas ai u ndal më gjerësish në strukturën e këtij botimi që sipas tij është një burim referimi për studiuesit e rinj të çliruar nga ngarkesat mitizuese të historisë kombëtare, të çliruar nga mentaliteti ideologjik i periudhës komuniste dhe të pajisur me njohuritë e reja metodologjiko-shkencore në punët e tyre të kërkimit.

Autori Ndriçim Kulla u shpreh: “Ky është një libër që nuk trajton thjesht dukuritë zakonore shqiptare, unë e quaj një dukuri mentalitetin juridik shqiptar. Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik” është një vepër për të cilën autori thotë se i është dashur shumë kohë për ta realizuar. Ky libër më tepër vjen si një zgjerim i punës si studiues dhe hulumtues i literaturës së mendimit shqiptar, sidomos atij mendimi që ka qenë kryesisht i ndaluar nga sistemi komunist për arsye politike. Është një libër me të cilin kam respektuar metodologji shkencore, në mentalitetin shqiptar besa dhe familja kanë qenë baza, por ku janë ato sot”?

Ndriçim Kulla është studiues dhe shkrimtar shqiptar. Ështe autor i disa studimeve në fushën e letërsisë dhe mendimit shqiptar.

Takim u mbyll me pyetje e diskutime nga të pranishmit, të cilët treguan interes të veçantë në përgjithësi për krijimtarinë e autori dhe në veçanti për këtë botim.

Previous Post
“APLIKIMI I MJETIT DIGJITAL CANVA.COM NË MËSIMDHËNIE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NGA PEDAGOGIA DR. DORELA KAÇAUNI NË KUADËR TË PROJEKTIT KOMBËTAR DIGJIKOMP
Next Post

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right