Shpallet procedura për vetëkandidim për anëtar të Këshillit të Etikës, për të gjithë personelin akademik, studentët dhe për personelin ndihmësakademik dhe administrativ

LEXO NË PDF

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe pikave 3 dhe 4 të nenit 29 të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë, shpallet procedura për vetëkandidim për anëtar të Këshillit të Etikës, për të gjithë personelin akademik, studentët dhe për personelin ndihmësakademik dhe administrativ.
Bazuar në sa më sipër, anëtarët e Këshillit të Etikës do të zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash nga Senati Akademik, nëpërmjet vetëkandidimit dhe/ose propozimeve të bëra nga vetë Senati Akademik.

Do të përzgjidhen 7 anëtarë:

-Një përfaqësues nga çdo njësi kryesore.
-Një përfaqësues i studentëve me mesatare mbi 8.5, i zgjedhur mbi bazën vetëkandidimit nga Senati Akademik.
-Një përfaqësues nga personeli ndihmësakademik/administrativ.
-Një përfaqësues nga Drejtoria juridike dhe e burimeve njerëzore.

Kërkesat për vetëkandidim të paraqiten pranë Zyrës së Protokollit të universitetit. Ato do të pranohen deri në datën 05.06.2026, ora 14:00.

Postimi i Mëparshëm
PROMOVIM LIBRASH – Prof. Viktor Lami
Postimi Pasues
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” VLERËSOI STUDENTËT PJESËMARRËS NË PROJEKTIN NDËRKOMBËTAR PILOT “DEMOCRACY DISCOURSE INDEX (DDI)”