Në datën 16 maj 2023, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit midis departamentit të Infermierisë dhe Academy of Training and Education “Auxila” me qëndër në Gjermani. Marrëveshja u nënshkrua nga dekania e FSHNH, prof. as. dr. Sonela Stillo dhe përfaqësues i kwsaj Akademie, prof. as. dr. Gentian Stroni.
Gjatë takimit të zhvilluar palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontribut të përbashkët në formimin e studentëve infermierë dhe mami.
Ata diskutuan mbi mundësitë pwr shkëmbime përvojash dhe përmirësimin e cilësisë në formimin e infermierëve, duke u krijuar studentëve të këtij Departamenti mundësi për zhvillimin e praktikave klinike dhe profesionale në institucione shëndetësore të Gjermanisë.




