Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“MËSIMDHËNIA E KOMPETENCAVE TË GJUHËS SË HUAJ PËRMES WEBSIT-IT”-TRAJNIM ME MËSUES TË GJUHËVE TË HUAJA NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR ME LIGJËRUESE PEDAGOGEN OLSA PEMA

Në datën 12 maj 2023, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua trajnimi me temë: “Mësimdhënia e kompetencave të gjuhës së huaj përmes websit-it” i organizuar nga departamenti i Gjuhëve të Huaja me ligjëruese pedagogen Olsa Pema.

Ky trajnim vjen në kuadër të projektit Digicomp të këtij Departamenti i financuar nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Mësuesit e gjuhëve të huaja në arsimin parauniversitar, Korçë, të cilët ishin të pranishëm në trajnim u njohën me mënyrën se si mund të punohet në mësimdhënien e gjuhës së huaj përmes webit, të cilin pedagogia Pema e ka ndërtuar për punën që ajo bën çdo ditë me studentët e saj.

Leave a Reply