RRITJA E KAPACITETEVE INSTITUCIONALE DHE CILËSISË SË KËRKIMIT SHKENCOR ËSHTË QËLLIMI I NËNSHKRIMIT TË NJË MEMORANDUMI BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE FONDACIONIT SHQIPTARO- AMERIKAN PËR ZHVILLIM NË KUADËR TË PROGRAMIT READ (RESEARCH EXPERTISE FROM THE ACADEMIC DIASPORA)

Në datën 20 Maj 2022, Universiteti “Fan S. Noli” dhe Fondacioni Shqiptar- Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në kuadër të Programit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora). Kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe cilësisë së kërkimit shkencor. Ajo konsiston në krijimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Diasporës Shkencore, përmes ofrimit të bursave për akademikët nga diaspora shqiptare dhe të granteve të kërkimit për akademikët në Shqipëri. Nënshkrimi I marrëveshjes u bë gjatë një veprimtarie të organizuar nga AADF në bashkëpunim me IIE – International Institution of Education, në prani të ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, kryetarit të Bordit të AADFsë, z. Michael Granoff, bashkëdrejtorëve ekzekutivë të AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, si dhe përfaqësuesve të 6 Universiteteve të tjera në Shqipëri, në kuadër të zgjerimit të programit te këto institucione të Arsimit të Lartë në vend. Programi READ synon të sjellë deri në 100 studiues të diasporës shqiptare për të bashkëpunuar me IAL-të në Shqipëri në fusha, si: projekte kërkimore- shkencore, mbikëqyrjen e doktoraturave, zhvillimin e kurrikulave, si dhe bashkë-mësimdhënien.

Previous Post
UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ORGANIZOI KUPËN UNIVERISTARE ME TË NJËJTIN EMËR NË VOLEJBOLL PËR FEMRA ME PJESËMARRJEN E EKIPEVE TË UNIVERSITETEVE NGA SHQIPËRIA E KOSOVA
Next Post
STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORRËN PJESË NË WORKSHOPIN “MENAXHIMI NDËRKOMBËTAR I PROJEKTIT”, I ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”, PEJË, NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right