RRETH 30 DOKTORANTË NGA UNIVERSITETI ST. CYRIL AND ST. METHODIUS I VELIKO TARNOVO-S, BULLGARI PËR NJË JAVË DO TË JENË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU DO TË ZHVILLOJNË VIZITA, LEKSIONE E TAKIME ME STAFIN

Në datën 19 shtator 2023, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional rreth 30 doktorantë nga Universiteti St. Cyril and St. Methodius i Veliko Tarnovo-s, Bullgari erdhën në Universitetin “Fan S. Noli”.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e Rektoratit, grupi i doktorantëve bullgarë u prit nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre dhe zëvendësrektori për mësimin dr. Arto Adili.

Rektori i njohu ata fillimisht me ofertën akademike të Universitetit “Fan S. Noli” ndërsa foli edhe për zgjerimin e bashkëpunimit akademik në nivel institucional. Ai u ndal edhe në organizimin e Akademisë Verore: “Ballkani në rrënjët e studimeve gjuhësore, letrare, historike dhe etnografike”, një sipërmarrje e përbashkët e Universitetit “Fan S. Noli”; Universitetit “St. Cyril and St. Methodius” i Veliko Tarnovo-s, Bullgari dhe Universitetit Aristoteli të Selanik-ut, Greqi.

Mirëseardhjen u ka uruar edhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, e cila foli mbi mundësitë e bashkëpunimit kërkimor- akademik dhe njëkohësisht bëri edhe një prezantim të Buletinit Shkencor, si botim i Universitetit “Fan S. Noli” dhe të konferencave zyrtare vjetore të Universitetit tonë.

Gjatë këtij takimi u zhvillua edhe leksioni i hapur me temë: “Bullgarët në Shqipëri” mbajtur nga prof. as. Raqi Bello.  

Doktorantët nga Bullgaria vizituan më pas mjediset e Rektoratit, ndërsa vizitat dhe takimet në kampusin e Universitetit “Fan S. Noli” do të vijojn gjatë gjithë kësaj jave të qëndrimit të tyre në qytetin e Korçës.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ËSHTË FITUES I 7 PROJEKTEVE VETËM PËR VITIN 2023 NË THIRRJET PËR APLIKIM TË SHPALLURA NGA AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT, AKKSHI
Next Post
DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT UNIVERSITAR-VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NGA FEDERATA SHQIPTARE E SPORTIT UNIVERSITAR NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right