RREGULLA PER   SEZONIN E VJESHTES 2015-2016

RREGULLA PER   SEZONIN E VJESHTES 2015-2016   

Këto rregulla janë unike për të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit: BA-Dita,BA-PT,MP dhe MSC. 
Për sezonin e vjeshtës 2015-2016 studentët duhet të regjistrohen vetë në lëndët që do të japin provim. 
Më poshtë tregohen rregullat dhe procedura e regjistrimit në sezonin e vjeshtës 2015-2016.  

1. Sezoni i vjeshtës 2015-2016 është: 7 shtator – 23 shtator 2016.

2. Sa ditë sezoni do të jenë në vjeshtë ?…………………………………………………..(14) 
Datat e Sezonit të Vjeshtës janë: 7-8-9-10-12-13-14-15-16-17-19-20-21-22 shtator 2016.  

3. Për një lëndë të caktuar sa data provimesh do të lihen ?……………………….(1)

4. Në sa provime mund të futet studenti në një ditë ?………………………………( deri  ne 2 provime )

5. Sa provime gjithsej mund të japë studenti në sezonin e vjeshtës?………………………(14)

6. Studenti mund të prenotohet vetëm një herë për të njëjtin provim.

7. Për sezonin e vjeshtës regjistrimi i studentëve për provime do të përfshijë periudhën 1 – 6 
shtator 2016.

8. Pas kësaj date asnjë student nuk mund të kryejë veprime për regjistrime në provimet e sezonit 
të vjeshtës.

9. Në provimet e vjeshtës nuk do të futen studentët që s’kanë paguar.

10. Të gjithë studentët e viteve të dyta (të rregullt apo përsëritës) të cilët kanë patur lëndë të 
pafrekuentuara gjatë viteve të mëparshme akademike, por që i kanë frekuentuar ato në vitin akademik 
2015-2016 duhet të verifikojnë në sistem nëse pedagogu i lëndës i ka vendosur frekuentimin. Në rast të 
kundërt duhet të kërkojnë nga pedagogu i lëndës vendosjen e frekuentimit dhe pikëve të vlerësimit të 
vazhduar në sistemin dixhital të universitetit. Kujtojmë se një ndërhyrje e tillë mund të vendoset nga 
data 1-6 shtator 2016, përndryshe studenti nuk mund të regjistrohet dot në këtë provim për sezonin e 
vjeshtës 2015-2016.

11. Data e Provimit të Diplomës do të përcaktohet pas datës 1 tetor 2015.

12. Kujtojmë se për tu regjistruar në sezonin e vjeshtës të gjithë studentët duhet të jenë të pajisur 
me   të dhënat që ata kanë vendosur vetë për të hyrë në sistemin digjital.

13. N.q.s studentët kanë problem me këto të dhëna atëhere të komunikojnë sa më shpejt me 
sekretaritë mësimore të fakultetit përkatës për tu njohur me to.

14. Manuali për regjistrimin në provimet e sezonit të vjeshtës do të mund ta shkarkoni dhe nga 
websiti i universitetit:   http://www.unkorce.edu.al. 

Previous Post
Regjistrohu ne forum
Next Post
THE HISTORY OF “FAN S. NOLI” UNIVERSITY
Postimet e fundit