REKTORI PRET NË TAKIM ATASHEUN E ARSIMIT PRANË AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË TURQISË NË TIRANË, Z. METIN BULUT DHE KRYETARIN E FONDACIONIT ALSAR, Z. MEHDI GURRA

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimi i mundësive të reja për partneritete akademike ishin fokusI i takimit që rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi zhvilloi me atasheun e arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut, dhe me kryetarin e Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.
Në takim, ku ishte e pranishme edhe dr. Aida Mosko, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet u diskutua mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në niveli akademik dhe kërkimor. Rektori theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve me universitetet turke dhe mundësitë që ofron ndërkombëtarizimi i kurrikulave dhe projekteve shkencore për studentët dhe akademikët e Universitetit “Fan S. Noli”.
Në këtë kuadër, u prezantua veprimtaria e përgjithshme e universitetit dhe zhvillimi i mundësive për angazhimin në projekte të përbashkëta, si dhe mundësitë për bashkëpunim në hulumtime shkencore. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në hapjen e mundësive për shkëmbim akademik, mbështetje për realizimin e veprimtarive dhe projekteve të përbashkëta, si dhe në promovimin e programeve të ndërkombëtarizuara të studimeve.
Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik të Universitetit “Fan S. Noli”, duke kontribuar në rritjen e ndikimit dhe zhvillimin e tij në nivel ndërkombëtar.

Previous Post
Njoftohen studentet te cilët nuk përfitojnë përjashtim nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit se afati për shlyerjen e tarifës është data 31/01/2025
Next Post
Placement in Portugal, një organizatë start-up me vendodhje në Portugali ofron mundësi bursash në kuadër të programit Erasmus + Scholarship

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right