Redaksia e Buletinit Shkencor ju njofton se është botuar numri më i ri i revistës shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, Buletini Shkencor nr. 38, Seria e Shkencave Shoqërore dhe Seria e Shkencave të Zbatuara, i cili përmbledh studime dhe analiza nga fusha të ndryshme kërkimi. Në këtë numër trajtohen tema nga shkencat ekonomike, shkencat humane dhe sociale, shkencat e edukimit, si edhe nga teknologjia e informacionit dhe biznesi, duke sjellë kontribute të rëndësishme nga studiues dhe pedagogë, brenda dhe jashtë Universitetit.
Artikujt e botuar trajtojnë çështje aktuale që lidhen me zhvillimin ekonomik, politikat sociale, proceset arsimore dhe përdorimin e teknologjisë në analizën e të dhënave dhe me vendimmarrjen strategjike.
Ftojmë studentët, studiuesit, stafet akademike, si dhe kërkuesit shkencorë të kontribuojnë me punimet e tyre në numrat vijues të revistës, duke pasuruar më tej dialogun shkencor dhe kërkimin akademik.
Për më tepër vizitoni https://unkorce.edu.al/archive/buletinishkencor/


