PROJEKTI INSTITUCIONAL “RRITJA E ROLIT TË UNIVERSITETIT NË TRANSFERIMIN E TEKNOLOGJIVE TË PASVJELJES, TË PRODUKTEVE LOKALE” U PREZANTUA NË DEPARTAMENTIN E AGROUSHQIMIT

Në datën 27 mars 2025 në mjediset e departamentit të Agroushqimit, Fakulteti i Bujqësisë u prezantua projekti institucional me titull “Rritja e rolit të universitetit në transferimin e teknologjive të pasvjeljes, të produkteve lokale”, (Rast studimi: Qarku Korçë dhe Peshkopi-Dibër).

Projekti ka për qëllim transferimin e teknologjive bujqësore të pasvjeljes në fermerë, operatorë të ndërmjetëm të prodhimit dhe përpunimit të frutave dhe perimeve locale.

Drejtuesi i projektit dr. Ilir Niçko theksoi rëndësinë e transferimit të teknologjive bujqësore  te pasvjeljes, për ruajtjen, standardizimin dhe përmirësimin e cilësisë të produkteve lokale, në shërbim të konsumatorit.

Angazhimi i studentëve të programeve të studimit Bachelor, Master dhe PhD, në projektet kërkimore ka qene dhe është shumë i rëndësishëm për departamentin e Agroushqimit, duke i bërë ata pjesë të çdo projekti në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Previous Post
DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR “STEREOTIPI, PARAGJYKIMI DHE DISKRIMINIMI”, I UDHËHEQUR NGA PROFESORJA BELGE LAURENCE LIEVENS PRANË ICHEC, BRUKSEL
Next Post
NJOFTIM PER APLIKIMET PER PERFITIMIN E BURSAVE