PREFEKTI I MAQEDONISË PERËNDIMORE, Z. GIORGOS KASAPIDES NË KRYE TË NJË  DELEGACIONI QË E SHOQËRONTE ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU U PRIT NGA ZËVENDËSREKTORJA PËR SHKENCËN DHE PROJEKTET, DR. BENITA STAVRE-KRIJIMI I FORMAVE TË BASHKËPUNIMIT ISHTE NË FOKUS TË KËTIJ TAKIMI

Në datën 30 tetor 2021 Prefekti i Rajonit të Maqedonisë Perëndimore, z. Giorgios Kasapides shoqëruar edhe nga z. Velissarios M. Papadopulos, Këshilltar personal i zëvendësprefektit, nga Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, z. Karataglidis Babis etj. u prit në takim nga zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre dhe drejtues të tjerë të UNIKO. Në këtë  takim, i cili u iniciua dhe organizua nga HEC Foundation, drejtuar nga znj. Mariela Stefanllari, zëvendësrektorja i falënderoi miqtë nga Maqedonia Perëndimore për vizitën, duke i njohur fillimisht me veprimtarinë që zhvillon UNIKO. Ajo theksoi se kjo vizitë i krijon Universitetit “Fan S. Noli” mundësinë për të ndërkombëtarizuar ofertën e tij akademike, si dhe për të krijuar një bashkëpunim të drejtpërdrejtë të Universitetit tonë me atë të Maqedonisë Perëndimore, një bashkëpunim, i cili ka nisur edhe më herët. Gjithashtu, dr. Benita Stavre nënvizoi në fjalën e saj se konkretizimi i këtij bashkëpunimi do të jetë në mbështetje të stafit akademik, studentëve dhe biznesit të zonës, pasi Universiteti është një institucion që i shërben zhvillimit të rajonit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit prefekti Kasapides dhe të pranishmit falënderuan zëvendësrektoren për pritjen, si dhe vlerësuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Z. Kasapides tha se bashkëpunimi do të vijojë nën frymën e miqësisë midis dy rajoneve tona fqinje dhe do të fokusohet në ekonomi, mjedis e turizëm.

E pranishme në takim ishte edhe Konsullja e Konsullatës Greke në Korçë, znj. Magdalini Nikolaou, dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Ledina Alolli, dekania e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. as. dr. Sonela Stillo, si dhe pedagogia e departamentit të Edukimit, prof. dr. Irena Nikaj, të cilat gjithashtu prezantuan disa ide konkrete për bashkëpunim me fakultetet që përfaqësojnë.

Në fund të takimit delegacioni nga Rajoni i Maqedonisë Perëndimore vizitoi edhe mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR PUNËN E PALODHUR, PASIONIN DHE PROFESIONALIZIMIN E TREGUAR GJATË GJITHË KARRIERËS SË SAJ AKADEMIKE KA PËRCJELLË STAFI I UNIVERSITETIT TË KORCËS, FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA DHE MIQ TË TJERË PËR PEDAGOGEN, DOC VASILIKA POJANI ME RASTIN E DALJES NË PENSION
Next Post
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME NGA ANALIZA E REZULTATEVE TË NJË STUDIMI LIDHUR ME KARAKTERISTIKAT STUDIMORE TË STUDENTËVE AKTUALË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË DHE PROBLEMATIKA TË MËSIMIT ONLINE U DISKUTUAN NË NJË TRYEZË TË RRUMBULLAKËT ME PJESËMARRJEN E STAFIT TË KËTIJ FAKULTETI DHE STUDENTËVE

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right