Në datën 29 maj 2025 studentët e vitit I të programit të studimit “Gjuhë Angleze” prezantuan projektitn POTLUCK DINNER 2025 të emertuar sipas nje idiome amerikane.
Ky projekt vjen si nje veprimtari përmbyllëse e punës në lëndën e “Anglishtes së Folur”, e konceptuar në formën e një panairi gatimesh bashkë me prezantimet përkatëse, gjithçka e përgatitur prej vetë studentëve nën drejtimin e pedagoges dr. Olsa Pema.
Sipas pedagoges Pema, projekti, i fokusuar thellësisht në qëllimin komunikativ të gjuhës në përdorim për fushën në fjalë, nxjerr në pah natyrën bashkëpunuese të kësaj veprimtarie, qëllimet e së cilës i adresohen:
-Rritjes së standardit të komunikimit dhe përdorimit të saktë e të gjerë të strukturave gjuhësore në anglisht;
-Nxitjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me karakter social-kulturor në grup;
-Rritjes së vetëbesimit dhe angazhimit studentor në mjedise reale, natyrore e të vlefshme komunikative, duke synuar reduktimin e barrierave në komunikim.
-Nxitjes së kreativitetit dhe reflektimit mes studentëve mbi pikat e tyre të forta dhe nevojat për përmiresim për një komunikim sa më të efektshëm në gjuhën e huaj.
Falënderime u përcollën për të gjithë studentët e angazhuar në këtë projekt:
KOSTANCA THENGJILLI, ALISIA ZAIMI, BELKISA SELIM, ERIKA SATELLARI, HIMENA CENOLLI, JOANA DUDO, KLEVJOLSEN BYLYKBASHI, KRISTJAN PILINCI, MEGI BREGU, SABRINA KULA, XHOEL RUSHITA, KLEDJONA LATOLLARI, DEIZI ARAPI, ILIRJANA SOPOTI DHE KLEA TOTA.