PLATFORMA GRADUA U PREZANTUA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË NJË TAKIM INFORMUES, KU MORRËN PJESË EDHE PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE, KOMPANIVE DHE BIZNESEVE TË NDRYSHME QË OPEROJNË NË RAJONIN E KORÇËS

Në datën 5 tetor 2021 Qendra e Karrierës dhe Alumni e Universitetit “Fan S. Noli” organizoi një ditë informimi me studentët për prezantimin e platformës GRADUA. Specialisti i QKA, z. Romeo Terolli ftoi studentët, pedagogët, si dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe bizneseve të ndryshme, të bëhen pjesë aktive e këtij takimi me idetë dhe mendimet e tyre gjatë prezantimit të kësaj platforme. Gjatë takim u dhanë shpjegime për të gjitha hapat që duhen ndjekur gjatë procesit të regjistrimit të studentëve dhe punëdhënësve.

Takimim e përshëndeti edhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, e cila u shpreh se UNIKO tashmë e ka hedhur hapin e parë për t`u bërë pjesë e platformës, duke e vlerësuar atë si një urë lidhëse midis studentëve dhe punëdhënësve, me përfitim të dyanshëm.

Në fjalën e tij zëvendësrektori për mësimin në UBT, prof. as. dr. Ilir Kapaj u shpreh se  projekti GRADUA do të mbështesë universitetet shqiptare, duke krijuar një model të integruar të të dhënave të të diplomuarve përmes: mbledhjes së të dhënave për performancat e të diplomuarve; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL -ve dhe bizneseve; lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës etj.

Studentët e pranishëm treguan interes në lidhje me regjistrimet dhe mënyrën si funksionon platforma GRADUA, ku disa prej tyre u regjistruan, duke u bërë menjëherë pjesë e platformës.

Previous Post
“DORËSHKRIMET E FSHEHTA TË BURGUT”-LIBRI I AUTORIT VISAR ZHITI, I CILI U PROMOVUA GJATË NJË VEPRIMTARIE LETRARE TË ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI “DITËN AKADEMIKE 2021”, KU U DIPLOMUAN MBI 1000 STUDENTË MES TYRE QINDRA STUDENTË ME MESATARE TË LARTË SHËNUAN EMRIN NË LIBRIN E NDERIT TË KËTIJ

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right