Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRVOJA DHE MENDIME NË LIDHJE ME SFIDAT NË MËSIMDHËNIEN E HISTORISË DHE TË GJEOGRAFISË NË SHKOLLAT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR U NDANË GJATË NJË WORKSHOPI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Në datën 4 maj 2023, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua workshopi me temë:  “Sfidat në mësimdhënien e historisë dhe të gjeografisë në shkollat e Arsimit Parauniversitar” i organizuar nga departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë.

Në fjalën e tyre përgjegjësi i këtij Departamentri, phd. Metin Venxha dhe dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spahoi falënderuan mësuesit dhe pedagogët e pranishëm në këtë takim, ku ndër të tjera u shkëmbyen mendime dhe përvoja në lidhje me çështjet që u hodhën për diskutim, si:

Sa përputhen njohuritë në disiplinat e historisë dhe gjeografisë me nivelin moshor dhe psikologjik të nxënësve?

Sa i përgjigjen tekstet shkollore formimit të nxënësve me kompetencat e duhura për njohjen e disiplinave të Historisë dhe Gjeografisë?

Cilat janë mangësitë më të theksuara të nxënësve në lëndët histori dhe gjeografi, veçanërisht lidhur me historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare?

Çfarë duhet bërë më shumë lidhur me përgatitjen shkencore të mësuesve në fushën e histori-gjeografisë?

Vështirësitë që hasin mësuesit në mësimdhënien e historisë dhe të gjeografisë etj.

Leave a Reply