Në datat 19-21 mars 2024 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvilluan takimet e para në kuadër të projektit “Data Collection Guidelines for Tourism and Sustainability Monitoring in Cultural Destinations”.
Ky projekt i fituar nga Ambis University, Pragë ka partnerë kërkues shkencorë nga disa universitete, si: Universiteti i Poznań-it, Poloni; Universittei i Banská Bystrica-ës, Sllovaki; Universiteti i Biznesit, Budapest, Hungari, si dhe kërkues shkencorë nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.
Pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me rezultatet e pyetësorit të zhvilluar me grupet e interesit në fushën e turizmit në destinacionet turistike të vendeve partnere të projektit.