PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KANË ZHVILLUAR LEKSIONE ME STUDENTË TË DISA PREJ UNIVERSITETEVE MË TË NJOHURA TË RUMANISË E GREQISË NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +

Në periudhën mars-prill 2022, në kuadër të programit Erasmus + pedagogë të fakulteteve të Universitetit ʺFan S. Noliʺ zhvilluan leksione me studentë të disa prej universiteteve më të njohura të Rumanisë e Greqisë me të cilat Universiteti ynë ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë këtij mobiliteti pedagoget e departamentit të Gjuhëve të Huaja ishin në Universitetin Teknik të Cluj-Napoca me qendër në Baia Mare, Rumani. Dr. Edlira Xega, dr. Dorela Konomi dhe dr. Lorena Robo zhvilluan leksione me studentë të programit “Gjuhësi e Aplikuar” vit II dhe III, me qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e njohurive e përvojës së pedagogëve në drejtim të metodave të mësimdhënies në letërsi për fëmijë, në testimin e studentëve dhe në komunikimin ndërkulturor. Pedagoget, dr. Juliana Çyfeku e dr. Eriola Qfzezi zhvilluan disa leksione me studentë të Fakultetit të Letrave në lëndët “Aftësi komunikimi” dhe “Përkthim”, ndërsa pedagoget, dr. Olsa Pema e dr. Lindita Kaçani ishin me studentë të Fakultetit të Filologjisë për të cilët mbajtën disa leksione në lëndën  “Debat dhe argumentim”.

Po gjatë kësaj periudhe në mobilitet ishin edhe pedagogët, dr. Emil Frashëri, dr. Adelina Nexhipi dhe phd. Jordan Jorgji, të cilët zhvilluan leksione në Universitetin “Panteion”, Athinë në departamentin “Studime Ndërkombëtare, Evropiane, Rajonale” me studentë të programeve Bachelor dhe Master.

Pedagogët e Universiteti “Fan S. Noli” janë shprehur të kënaqur për mikpritjen e autoriteteve drejtuese dhe të kolegëve në këto universiteteve, të cilët i ftuan edhe në leksionet e tyre, gjë e cila sjell shkëmbim përvojash dhe forcim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ata diskutuan konkretisht për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe për mobilitete të studentëve nga Rumunia e Greqia, të cilët shprehën dëshirën të vijnë në Universitetin “Fan S. Noli”.

Vetëm gjatë këtij viti akademik nga Universiteti “Fan S. Noli” kanë shkuar me mobilitete në disa nga universitet më të njohura të Bullgarisë, Rumanisë e Greqisë rreth 25 pedagogë e studentë. 

Previous Post
Biblioteka Shkencore e Universitetit “Fan S. Noli” dhe departamenti i Edukimit, në bashkëpunim me bibliotekën “Thimi Mitko”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, organizuan veprimtari me studentet e programit të studimit “Arsim Parashkollor dhe Arsim Fillor”.
Next Post
BIBLIOTEKA UNIVERSITARE DHE DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË BASHKËPUNIM ME BIBLIOTEKËN “THIMI MITKO”, NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË LIBRIT PËR FËMIJË IMPROVIZUAN PËRRALLËN “GJYSHJA E GËZUAR” PËR NXËNËSIT E KLASAVE FILLORE TË SHKOLLAVE TË QYTETIT 

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right