PARANDALIMI I RADIKALIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM ËSHTË QËLLIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TË LIDHUR MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE QENDRËS SË KOORDINIMIT KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Në datën 26 prill 2023, në mjediset e Rektoratit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universiteti “Fan S. Noli” dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) me qëllim Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm përfaqësues nga të dy palët, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre nënvizoi rëndësinë e përcaktimit të disa prej fushave prioritare për ta filluar këtë bashkëpunim, gjë të cilën e vlerësuan edhe znj. Alba Çela, drejtore Ekzekutive, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe znj. Fatilda Smajlaj, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Po gjatë takimit të pranishmit shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin dhe kontributin në rritjen e ndërgjegjësimit mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm; njohjen, hulumtimin dhe promovimin te studentët të vlerave të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve me diversitet kulturor, etnik, fetar etj; njohjen dhe formimin profesional të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, psikologut, punonjësit social, juristit, administratës publike, gazetarisë, përmes gjetjeve të veprimtarive kërkimore-shkencore, mbi identifikimin e individëve dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet; praktikave studentore pranë QKEDH-së etj.

Previous Post
NXËNËSET FITUESE TË OLIMPIADËS SË EKONOMISË “STIV JOBS” E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EKONOMISË, MORËN PJESË ONLINE NË OLIMPIADËN NDËRKOMBËTARE TË EKONOMISË NGA VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTRE
Next Post
“RRITJA E REPUTACIONIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË KONTEKSTIN KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR- PËRGATITJA E UNIKO PËR RANKIMIN E UNIVERSITETEVE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT QË U ZHVILLUA NË MJEDISET E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME DREJTUES DHE STAF AKADEMIK

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right