Marrëveshja u nënshkrua në datën 25 shkurt 2022 nga titullarët e të dy institucioneve, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe drejtori i Institutit “Konfuci”, z. Erjon Malaj. Gjithashtu gjatë takimit të zhvilluar në mjediset e Rektoratit u fol edhe për bashkëpunim në shkëmbime akademike dhe kulturore në fushat e edukimt, si dhe për zgjerim të këtij bashkëpunimi me universitete kineze.





