NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE SI EKONOMIST/E PRANË FIRMËS MANÇOLLI SHPK

Mançolli Shpk shpall vendin e lirë të punës për pozicionin “Ekonomist/e”.

-Kërkesat për vendin e punës janë si vijon:

  • Diplomë universitare në ekonomi, financë ose një fushë të ngjashme. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Njohuri në përdorimin e paketave softuerike.
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Njohja e gjuhës së huaj angleze përbën avantazh.
  • Pavarësisht përvojës, kompania është e hapur për kandidatët ambiciozë dhe të gatshëm për zhvillim profesional.
-Detyrat e pozicionit:
  • Menaxhimi i raporteve financiare të kompanisë.
  • Menaxhimi i raporteve të hyrje – daljeve të kompanisë.
  • Përgatitja e buxhetit dhe planifikimit.
  • Monitorimi i shpenzimeve dhe të ardhurave të kompanisë.
Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit të Sektorit të Karrierës Studentore dhe Alumni: qka@unkorce.edu.al 

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR DY VENDE TË LIRA PUNE NË AGJENCINË RAJONALE TË EKSTENSIONIT BUJQËSOR KORÇË
Postimi Pasues
Hapet thirrja për punime shkencore për Konferencën Shkencore Ndërkombëtare READ 2025