Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve, programeve të integruar të studimeve ose të programet të studimeve profesionale, sipas VKM-së nr. 269, datë 29.3.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar me VKM-në nr. 40, datë 23.01.2019,
Të paraqesin dokumentet përkatëse provuese për të përfituar përjashtimin nga tarifa e shkollimit (origjinale ose fotokopje të noterizuara), si vijon:
- Studentët e pranuar në vitin e parë akademik, në programet e studimeve profesionale, programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve:
- mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;
- mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.
* Lista e studentëve të kësaj kategorie do të hartohet nga QSHA.
- Studentët e regjistruar në programet e studimeve profesionale, programet e ciklit të parë të studimeve, programet e integruara të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) të vitit paraardhës akademik, të përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitit akademik, nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës akademik, për të cilin llogaritet nota mesatare vjetore e ponderuar.
* Lista e studentëve të kësaj kategorie do të hartohet nga sekretaritë mësimore.
- Kategoritë që i përkasin shtresave sociale në nevojë janë:
- bashkëshortët, të cilët kanë fëmijë dhe janë të dy studentë;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vërtetimet e të dy bashkëshortëve që janë studentë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Certifikatë familjare.
- studentët, të cilët i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vendimet (e të dy prindërve) të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
- Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr secili prind;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Certifikatë familjare;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- studentët, të cilët i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vërtetim (të të dy prindërve) nga DRSSH Korçë që janë pensionistë;
- Në rast kur jeton vetëm një prind, vërtetim nga DRSSH të prindit në pension dhe certifikatë vdekjeje të prindit të ndarë nga jeta;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Certifikatë familjare në të dyja rastet;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- studentët, të cilët janë të tretët e lart në radhën e fëmijëve në familje me tre fëmijë a më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vërtetimet që janë studentë në institucionet e arsimit të lartë publik, e të dy fëmijëve para të tretit, që rezultojnë në certifikatën familjare;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Vërtetim që është studentë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, të studentit që përfiton;
- Certifikatë familjare.
- Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
- Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr studenti;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- Studentët familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) dhe koha e përfitimit të ndihmës ekonomike – dokument origjinal lëshuar nga Njësia e Qeverisjes Vendore, e shoqëruar me numër protokolli;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Certifikatë familjare;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
- Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Fotokopje e noterizuar e librezës së statusit të jetimit, të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
- Certifikatë familjare;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
- Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vendimi i gjykatës i formës së prerë për humbjen e kujdestarisë prindërore;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Certifikatë familjare;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vërtetim për përfitimin e statusit ligjor për trajtim si viktimë e trafikut të qenieve njerëzore nga Drejtoria e Përgjithshme Antitrafik në Ministrinë e Brendshme;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Vërtetim apo dokument tjetër nga ministria/institucioni përgjegjës që konfirmon se studenti është fëmijë i punonjësit të Policisë së Shtetit/të Gardës së Republikës/të Shërbimit të Kontrollit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat/të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin/të Forcave të Armatosura/të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Certifikatë familjare;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- Studentët romë dhe ballkano-egjiptianë, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Deklaratë noteriale nga studenti që vetëdeklaron të qenurit e tij rom apo ballkano-egjiptian;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
- Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:
- Dokument që vërteton përkatësinë në këtë shtresë sociale, lëshuar nga shoqata e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë;
- Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo, si dhe a i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij/saj akademike;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
- Certifikatë familjare.
- Studentët aplikojnë për përjashtim nga tarifat, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim, me dokumentacionin provues të plotësimit të kritereve në momentin e regjistrimit pranë institucioneve publike të arsimit të lartë ose në momentin që plotësojnë kriteret, sipas këtij vendimi. Çdo aplikantë duhet të plotësojë “FORMULARIN E APLIKIMIT PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT”, të cilin do ta dorëzojnë së bashku me dokumentat përkatëse, sipas kategorisë që ka, pranë njësisë kryesore (fakultetit), sipas pikës 2.1 të VKM-së nr. 269, datë 29.03.2017, të ndryshuar.
- Bordi i Administrimit shqyrton dhe merr vendim për përjashtim nga tarifa e studimit financiare për studentët që përmbushin kriteret sipas këtij vendimi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga studenti.
- Përjashtimi nga tarifa bëhet nga data e regjistrimit, në rastet e aplikimit në fillim të vitit akademik ose nga muaji pasardhës kur studenti ka paraqitur kërkesën gjatë vitit akademik.
Individët që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi të të njëjtit cikël. Në këtë rast studentët përballojnë koston e plotë të studimeve.
Studentët përsëritës paguajnë tarifën e plotë të studimit, të miratuar me Vendim nr. 421, datë 01.08.2019, të Bordit të Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
Sipas VKM-së nr. 778, datë 26.12.2018, “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr. 288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar, pika 1, shkronja b, studentët me mesatare të ponderuar nën 6 (gjashtë), në përfundim të vitit të parë akademik, nga viti akademik 2019–2020 e në vijim paguajnë tarifën e plotë të studimit. Llogaritja e mesatares bëhet nga sekretaritë mësimore, në bashkëpunim me specialistët e IT.
– Studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë);
Dokumente
- Vërtetim nga sekretaria e fakultetit përkatës, që studenti ka filluar vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në Universitetin “Fan S. Noli” dhe që ka përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë).
– Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.
Dokumente
- Vërtetim nga sekretaria e fakultetit përkatës që studenti rezulton me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), i regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që ka shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.