NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË SEANCËN INFORMUESE TË PROGRAMIT GLOBAL UGRAD ORGANIZUAR NGA AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun do të organizojë seanca informuese online rreth Programit Global Ugrad.

Programi Global UGrad ofron bursë për një semestër të studimeve akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim, për të rinj nga grupe të ndryshme, studentë me potencial në lidership. Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe synon të rekrutojë pjesëmarrës nga prejardhje të nënpërfaqësuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të tjera për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikantët e suksesshëm do të kenë një ekspozim në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA, si dhe mundësi për të rritur aftësitë e tyre profesionale. Programi është mjaft konkurrues dhe i bazuar në merita. Finalistët do të zgjidhen në bazë në arritjeve akademike, potencialin e tyre në lidership dhe gatishmërinë e tyre për studim në Shtetet e Bashkuara. 

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor (viti I dhe II) të marrin pjesë në seancën informuese të radhës duke u regjistruar në adresën:

 https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScvZzlZ1QBqV2CzKVWInFxZz_8ABicM-iUisXW7oykQUyI0jw/viewform

Pas regjistrimit të gjithë pjesëmarrësit duhet të deklarojnë pjesëmarrjen e tyre në: qka@unkorce.edu.al

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 10.02.2021 në orën 15:00.

Më shumë informacion mbi Programin Global Ugrad e gjeni në linkun:

https://al.usembassy.gov/…/educa…/programi-global-ugrad/

 

Previous Post
NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRË PUNE NË BASHKINË POGRADEC
Next Post
NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN PROFESIONAL NË PROGRAMIM NË SAP

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right