Në datën 26 shtator 2023, në mjedsiet e Universitetit ‘Fan S. Noli” u zhvillua nj ëtakim me fokus projektin: “Aksesueshmëria dhe hulumtimi i arkivave qëndrorë dhe bashkiakë nëpërmjet kërkimit historik dhe vlerësimit turistik”- Krahasimi i rasteve mes Italisë dhe Shqipërisë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve pjesëmarrëse: CNR (National Research Council) dhe ISEM (Institute of Mediterranean European dhe Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Histori-Gjeografi-së.
Në takimin, ku ishte e pranishme edhe prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet në Universitetin “Fan S. Noli” u nënvizua se me këtë projekt të përbashkët kërkimor synohet thellimi i hulumtimit të arkivave në Itali dhe Shqipëri nga pikëpamja e aksesueshmërisë për kërkime historike dhe të fillojë një reflektim mbi mundësinë që arkivat të konceptohen si hapësira që duhen përdorur për promovimin e turizmit.