Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“NJË DITË PËR GJUHËN TONË”–VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA BIBLIOTEKA SHKENCORE E UNIKO NË BASHKËPUNIM ME SHKOLLËN 9-VJEÇARE “MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE” NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS AMTARE

Në datën 22 shkurt 2021, Biblioteka Shkencore e Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” organizuan veprimtarinë: “Një ditë për gjuhën tonë” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në këtë veprimtari, ku morën pjesë nxënës të kësaj shkolle, profesori dhe studiuesi i gjuhës shqipe, hartuesi i disa fjalorëve dhe botimeve të tjera në këtë fushë, prof. dr. Ali Jashari dhe pedagogu i gjuhës shqipe në Universitetin e Korçës, Olger Brame biseduan me nxënësit rreth njohurive që ata kanë për gjuhën tonë amtare. Ata u ndalën edhe në tekstet shkollorë të gjuhës shqipe dhe të lëndëve të tjera, ku nxënësit hasin vështirësi për shkak të mënyrës së hartimit të tyre si p.sh: ndërtimet e gabuara të fjalive, gabimet drejtshkrimore, përdorimi i fjalëve të huaja etj., për të cilat sollën shembuj konkretë nga puna që zhvillojnë në klasë dhe në shtëpi. Në këtë ditë profesor Ali Jashari përcolli mesazhin se gjuha jonë nuk është e vështirë, por u takon mësuesve, pedagogëve dhe hartuesve të teksteve, që të tregohen më të kujdesshëm në hartimin e teksteve shkollore. Gjithashtu nxënësit recituan disa poezi kushtuar gjuhës shqipe të përzgjedhua në kuadër të kësaj dite.

Më pas, nxënësve pjesëmarrës iu dhurua libri i profesor Ali Jasharit: “Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe”. Në fund të veprimtarisë ata vizituan stendat e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Korçës, ku u njohën me një pjesë të botimeve për gjuhën shqipe.

Leave a Reply