Në datën 29 janar 2022, studentët e Vitit II të programit të studimit “Shërbim social”, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane me nismën dhe me të ardhurat e veta, organizuan një ditë të veçantë për fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës “Lulet e vogla”, duke iu dhënë mundësinë të gëzohen dhe të festojnë në një mjedis me këndlojërash për fëmijë në qytetin e Korçës.Një veprimtari, e cila la mbresa tek vogëlushët gjë që shprehej qartë tek fytyrat e qeshura dhe përqafimet e fëmijëve të vegjël, që do ta kenë përherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e studentëve tanë. Pedagogët thonë se departamenti i Shkencave Sociale investimin më të mirë e ka te studentët e tij, në përkushtimin jo vetëm ndaj punës në auditor, por edhe në nisma të bukura dhe fisnike për komunitetin dhe shoqërinë.