NJË DELEGACION I PËRBËRË NGA PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT “J. E. PURKYNE” NË USTI TË ÇEKI-SË, SI DHE PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT VENDOR E DEPUTETË VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 9 tetor 2023 një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Universitetit “Jan Evangelista Purkyne” në Usti të Çeki-së, deputetë e përfaqësues të pushtetit vendor në këtë qytet vizitoi Universitetin “Fan S. Noli”. 

Fillimisht, delegacioni u prit në takim nga drejtues të Universitetit tonë, ku u diskutua në lidhje me zgjerimin dhe konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me UJEP.  

Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello tha ndër të tjera se ka erdhur koha që të konkretizohet marrëveshja e nënshkruar katër vite më parë me këtë Universitet, duke parë me prioritet mobilitetet e stafit e studentëve, trajnime të pedagogëve etj.  

Rektori i UJEP, prof. Jaroslav Koutsky u shpreh se hapësirat e bashkëpunimit janë të mëdha, si ato në formatin akademik, ashtu edhe në atë kërkimor. “Shoh dy fusha konkrete të këtij bashkëpunimi. Së pari programet e shkëmbimit Erasmus+ për stafin dhe studentët dhe së dyti organizimin e kërkimit të përbashkët midis stafit të dy universiteteve”.

Pas takimit, delegacioni çek vizitoi mjediset e kampusit të Universitetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
FAKULTETI I BUJQËSISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PARAQITI OFERTËN AKADEMIKE 2023-2024 NË “PANAIRIN E VJESHTËS” TË ORGANIZUAR NGA BASHKIA KORÇË
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “EDUKIMI DHE KUJDESI NË FËMIJËRINË E HERSHME”-SFIDA DHE PERSPEKTIVA” TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE TË EDUKIMIT “GIOVANNI MARIA BERTIN”, UNIVERSITETI I BOLONJËS

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right