NDËRKOMBËTARIZIMI-VEPRIMTARI SHKENCORE TË PËRBASHKËTA TË UNIKO ME UNIVERSITETIN E BUKURESHTIT, RUMANI

Në datën 13 tetor 2025 në bibliotekën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvilluan minikonferencat: “Tiparet ballkanike kundrejt tipareve neolatine në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies së dialektit arumun” dhe⁠ “Gjeografi të shenjta. Rreth strukturës së vendbanimeve arumune që nisin nga Malet e Pindit”.
Këto minikonferenca u organizuan në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me Universitetin e Bukureshtit, Rumani. Me këtë rast u përurua edhe manuali për mësimdhënien dhe mësimnxënien e dialektit arumun paralelisht dhe në krahasim me gjuhën rumune standarde, ”Carti tră învițare rămănește. Părțăli di propoziție”, Bukureshti 2025, (Libër për të mësuar arumanishten. Pjesët e ligjeratës).
Dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho përshëndeti studentët dhe stafin akademik të pranishëm në këtë veprimtari shkencore, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar të akademikëve të ftuar në bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Akademik, prof. dr. Nicolae Saramandu, “Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Fan S. Noli” me një veprimtari të pasur akademike evropiane; prof. dr. habil. Manuela Nevaci dhe dr. Irina Floarea nga Instituti i Gjuhësisë dhe Dialektologjisë ”I. Iordan -Al. Rosetti”, Akademia Rumune dhe prof. as. dr. Cătălin Constantin, Universiteti i Bukureshtit.
Në konferencë mori pjesë edhe muzikologu i njohur, z. Pandi Bello.
 Me herët akademikët e njohur të shoqëruar edhe nga prof. as. dr. Daniela Stoica u pritën në takim nga dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, si dhe nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektoret dr. Aida Mosko e prof. as. dr. Lorena Zeqo.
Akad. Nicolae Saramandu gjatë takimit me Rektorin, ka theksuar lidhjet e vjetra historike dhe kulturore midis dy vendeve, miqësinë që gjithmonë ka bashkuar dy popujt vëllezër, popullin rumun dhe atë shqiptar. Ndërkohë biseda u fokusua në bashkëpunimin e suksesshëm të Universitetit “Fan S. Noli” me universitetet rumune dhe zgjerimi i mëtejshëm i tij në të tjera veprimtari e projekte të përbashkëta.
Në ditët në vijim stafi nga Rumania dha edhe leksione të hapura për studentët e programeve Master i Shkencave në “Mësuesi në gjuhën angleze” dhe “Mësuesi në gjuhë dhe letërsi”, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij z. Octavian Șerban.
Previous Post
LISTA E APLIKANTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR
Next Post
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË KËSHILLIN E QARKUT KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right