Përfundoi Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut i organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Në mbyllje të këtij kompeticioni u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit, ku ishin të pranishëm dhe prefekti i Qarkut Korçë, z. Nertil Jole, ekipi organizator, si dhe përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Kosova e Shqipëria.
Fitues u shpallën:
Çmimin I e fitoi Ardit Uruqi nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë.
Çmimin II e fitoi Rafahlia Tsouli nga Universiteti “ Western Macedonia”, Greqi
Çmimin III e fitoi Bardh Avdiu nga Universiteti “Hasan Prishtina” Kosove.
Falënderime për pjesëmarrjen në këtë turne shkojnë për:
Universitetin “St. Kliment Ohridski”, Bitola
Western Macedonia, Florina
“Hasan Prishtina”, Prishtinë
Universiteti i Tiranës
Universiteti Bujjqësor i Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë
Universiteti “Polis”, Tiranë
Universiteti Mjekesor, Tiranë
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Shkollat e mesme e përgjithshme “Themistokli Gërmenji” dhe gjimnazi me orientim gjuhësor “Faik Konica”, Korçë.











