Në datën 12 prill 2022, zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili së bashku me drejtues e pedagogë të departamentit të Edukimit, FEF, pritën në një takim në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” përfaqësues të Federatës së Hendbollit, Hungari, z. Zoltán Kynsburg dhe z. Tamás Neukum të shoqëruar edhe nga Sekretari i Federatës Shqiptare të Hendbollit, z. Armand Çakalli. Zëvendësrektori Adili u uroi mirëseardhjen dhe i njohu shkurtimisht me një ndër programet më të rinj dhe me mjaft interes për të rinjtë e të gjithë rajonit të Korçës, “Edukim Fizik dhe Sporte”. Ai tha se duke parë dëshirën e madhe të studentëve është ngritur tashmë edhe ekipi i hendbollit në Universitet nën drejtimin e pedagogut Pandush Tasellari. Njëkohësisht zëvendësrektori e vlerësoi mjaft të rëndësishëm në këtë moment ndihmesën dhe mbështetjen që do të sjellë bashkëpunimi me Federatën e Hendbollit, Hungari që sipas ekspertëve hungarezë mund të shtrihet edhe me Universitetin e Sporteve në Hungari. Gjatw bisedws përgjegjësja e departamentit të Edukimit, dr. Albina Pajo dhe pedagogia, doc. Marjela Burda theksuan faktin se ky bashkëpunim do të sjellë përvoja shumë të mira në drejtim të përgatitjes fizike të studentëve, si dhe mbështetje me literaturë për këtë program studimi. Gjithashtu pjesëmarrësit folën edhe për trajnime të stafit e studentëve në fushën e sporteve dhe për veprimtari të përbashkëta që mund të zhvillohen në këtë kuadër, ku të përfshihen edhe fakultete të tjera të Universitetit “Fan S. Noli”.
MBËSHTETJE DHE BASHKËPUNIM KANË OFRUAR PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PËRFAQËSUESIT E FEDERATËS SË HENDBOLLIT, HUNGARI GJATË NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR ME ZËVENDËSREKTORIN PËR MËSIMIN, DR. ARTO ADILI DHE DREJTUES E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT
Previous Post
REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PROF. DR. DHIMITRI BELLO ZHVILLOI NJË TAKIM ME KËSHILLIN STUDENTOR, KU U DISKUTUA PËR NJË SËRË ÇËSHTJESH QË KANË TË BËJNË ME MBARËVAJTJEN E PUNËS SË KËTIJ KËSHILLI.
Next Post
“ROLI I MIKROFINANCËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË COVID-19″ – LEKSION I HAPUR I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET, TË FTUAR Z. AKIL KRAJA DHE Z. VANGJO MITACE DREJTUES DHE SPECIALISTË TË FINANCËS NË INSTITUCIONIN FINANCIAR NOA SH.A