Matematikë dhe Emocione: Një qasje për të kuptuar qëndrimet, ankthin, reduktimin e pasigurive dhe përmirësimit të përvojës në matematikë

Departamenti i Matematikës dhe Fizikës

Drejtues i projektit: Dr. Danjela Braho

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj

Viti 2026

Qëllimi i projektit:

Të hulumtojë dhe analizoje në mënyrë të thelluar qëndrimet e studentëve ndaj lëndës së matematikës, duke analizuar faktorët psikologjikë, socialë dhe arsimorë që ndikojnë në mënyrën se si studentët e perceptojnë, përjetojnë dhe angazhohen me këtë lëndë. Matematika, si një nga lëndët themelore në sistemin arsimor, shpesh perceptohet si sfiduese, abstrakte dhe stresuese nga një pjesë e konsiderueshme e studentëve, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në suksesin akademik dhe orientimin e tyre profesional.

Në fund të projektit, pritet të formulohen rekomandime konkrete për përmirësimin e ankthit në matematike, rritjen e motivimit etj., për ofrimin e mbështetjes psikologjike apo pedagogjike për studentët, dhe përfshirjes së tyre aktive në procesin e të mësuarit të matematikës.

Objektivat specifikë të projektit:

Objektivat specifikë të projektit për arritjen e rezultateve të matshme brenda periudhës së realizimit të projektit janë si vijon:

Objektivi 1: Identifikimi i faktorëve që lidhen me qëndrimet ndaj matematikës dhe ankthin në matematikë.

Objektivi 2: Përfshirja e studentëve të arsimit të lartë në studim dhe mbledhja e të dhënave empirike.

Objektivi 3:Analizimi i qëndrimeve të studentëve ndaj matematikës, matja e nivelit te ankthit në matematikë dhe identifikimi i marrëdhënies midis qëndrimeve dhe ankthit në matematikë.

Objektivi 4: Hartimi i rekomandimeve për reduktimin e ankthit në matematikë, për rritjen e motivimit si dhe për përmirësimin e procesit të mësimdhënies.

Objektivi 5: Përhapja e rezultatet e projektit përmes raporteve kërkimore, prezantimeve akademike dhe publikimeve shkencore.

Postimi i Mëparshëm
Karakterizimi kimik dhe modelimi statistikor i cilësisë dhe autenticitetit të disa produkteve agro-ushqimore të përzgjedhura nga rajoni i Korçës
Postimi Pasues
GamEdu: Transformimi i procesit mësimor përmes zhvillimit dhe testimit të një platforme Web të bazuar në “Gamifikim”