Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“LATEST TRENDS ON TEACHING ENGLISH AS A FOREIGN LANGUAGE”- WORKSHOP I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA NË KUADËR EDHE TË VEPRIMTARIVE PROMOVUESE PËR KËTË VIT AKADEMIK

Në datën 22 nëntor 2022 departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli” organizoi workshopin me temë: “Latest Trends on Teaching English as a Foreign Language” (Prirje të reja në mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj) në kuadër edhe të veprimtarive promovuese për këtë vit akademik.
Për pjesëmarrësit, pedagogë e studentë të këtij departamenti, prof. as. dr. Ligia Tomoiaga nga Universiteti i Kluzhit, Rumani trajtoi disa tema interesante, si: “Inteligjenca e shumëfishtë-Aspekte të teorisë dhe praktikës”; “Përdorimi i celularit në klasat e anglishtes”; “Shkruaj historinë tënde” etj.
Në këtë kuadër u prezantuan edhe modulet e reja të përgatitura nga departamenti për zhvillimin e aftësive digjitale të mësuesve të gjuhëve të huaja dhe jo vetëm. Gjithashtu, një vëmendje të veçantë në diskutime mori konkursi për gjuhën angleze, si risi e këtij viti në olimpiadën “Rroke Shkencën”, i cili po zhvillohet nga Universiteti “Fan S. Noli”.

Leave a Reply