KONKURS PËR PERSONEL ADMINISTRATIV

NJOFTIM

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 67,  pika 3, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë shpall konkurs për personel administrativ si më poshtë:

  1. Personel administrativ “Specialist” në Degën e Financës në rektorat (një vend)

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë :

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin Master i Shkencave në një nga degët e fakultetit ekonomik.
  • Të zotërojë një gjuhë të huaj perëndimore.
  • Të zotërojë programet bazë të kompjuterit Word, Excel.
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet si ekonomist në fushën e financës.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm :

  1. Kërkesë për aplikim për vendin e punës.
  2. Curriculum vitae.
  3. Fotokopje të diplomave dhe listave të notave të noterizuara.
  4. Fotokopje të kartës së identitetit.
  5. Fotokopje të diplomës/çertifikatës së gjuhës së huaj dhe të kualifikimeve të tjera të noterizuara.
  6. Fotokopje të librezës së punës ose vërtetime për punët e kryera më parë të vërtetuar nga organet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.
  7. Vlerësim nga punëdhënësi i fundit, nëse ka qënë i punësuar.
  8. Vetëdeklarim mbi gjëndjen gjyqësore.
  9. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit.
  10. Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga MAS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015, neni 92, pika 3.

Dokumentet do të dërgohen në rrugë postare, në adresën, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Shëtitorja “Rilindasit”

Dokumentet do të dorëzohen brenda 14 ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet mbi bazën e dosjeve. Në fund të vlerësimit mbi bazën e dosjeve kandidatët do ti nënështrohen intervistës para komisionit të vlerësimit.

Shpallja e fituesit do të bëhet brenda 7 ditëve nga përfundimi i dorëzimit të dokumenteve.  

 

                                                     ADMINISTRATORI

                                                         Enslemvera Zake

Previous Post
NJOFTIM PËR STUDENTËT, STAFIN AKADEMIK DHE TË GJITHË PUNONJËSIT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
NJOFTIM PËR STUDENTËT E PROGRAMEVE “MASTER” LIDHUR ME PROVIMIN E GJUHËS ANGLEZE
Postimet e fundit