KLUBI ROTARI I KORÇËS SHPËRNDU BURSA PËR 6 STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 4 prill 2025, Klubi Rotari i Korçës shpërndau bursa për 6 studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët kanë arritje të larta akademike si një motivim dhe mbështeteje ekonomike për ta.

Sekretari i Klubit Rotari të Korçë, z. Lorenc Bellovoda përshëndeti të pranishmit në emër të Klubit duke bërë edhe një prazantim të punës së këtij klubi ndër vite dhe në veçanti të projektit, i cili prej 20 vitesh mbështet me bursën prej 250 euro të rinj me arritje të larta në mësime.

Përfaqësuesit e këtij Klubi u pritën nga rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo, duke i falënderuar për këtë bashkëpunim të suksesshëm me Universitetin tonë.

Gjithashtu për studentët u shpërndanë edhe libra të rotarit pë rt`u njohur më tepoë=r me punën dhe misionin e këtij Klubi.

Postimi i Mëparshëm
REZULTATET E STUDIMIT NË LIQENIN E PRESPËS SË VOGËL DHE BURIMIN E DEVOLLIT U PREZANTUAN NË KUADËR TË PROJEKTIT SHKENCOR “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”
Postimi Pasues
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I FTUAR NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA, KREMS, AUSTRI NË KUADËR TË JAVËS NDËRKOMBËTARE TË STAFIT