KËSHILLI STUDENTOR FTOI NË NJË TAKIM KANDIDATËT PËR REKTOR DHE DEKANË TË UNIKO

Në datën 20 korrik 2020, Këshilli Studentor i UNIKO zhvilloi, në mjediset e Rektoratit, një takim me kandidatët për autoritetet drejtuese të Universitetit. Në fjalën e hapjes, kryetari i KS, Kodhel Zere, falënderoi kandidatët për pjesëmarrjen në takim, duke i ftuar të diskutonin me studentët platformat e tyre për zhvillimin e Fakulteteve dhe Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Fillimisht e morën fjalën kandidatët për dekan të FEF: prof. as. dr. Pavllo Cicko, prof. as. dr. Irena Nikaj dhe prof. as dr. Jonela Spaho. Më pas diskutuan me studentët për platformat e tyre të zhvillimit të Fakultetit të Ekonomisë, kandidatet: prof. as. dr. Ledina Alolli dhe prof. as. dr. Sonela Stillo. Kandidati për dekan i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero prezantoi platformën për zhvillimin e fakultetit, ndërsa kandidati për dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. dr. Robert Damo prezantoi platformën për zhvillimin e këtij fakulteti.
Platformat e tyre për zhvillimin e Universitetit “Fan S. Noli” i prezantuan kandidatët për rektor: prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. dr. Lorenc Ekonomi.

Pas prezantimeve, kandidatët iu përgjigjën pyetjeve të studentëve në lidhje me autonominë e Universitetit, tekstet mësimore, marrëdhëniet pedagog-student etj. Në fund të takimit, në emër të Këshillit Studentor, studenti Hansi Kapllani falënderoi kandidatët për pjesëmarrjen në takim dhe siguroi se KS do të punojë fort që studentët të jenë një zë i fuqishëm jo vetëm në procesin zgjedhor, por dhe  në punën e vazhdueshme të institucionit.

Previous Post
UNIKO VIJON PUNËN PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT
Next Post
NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E VULLNETARËVE TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNV)