“IDENTIFIKIMI I PENGESAVE QË NDIKOJNË NË IMPLEMENTIMIN E EKONOMISË RRETHORE NË FERMAT BLEGTORALE” ËSHTË PROJEKTI MË I RI I FAKULTETIT TË BUJQËSISË I SHPALLUR FITUES NGA AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKKSHI)  

Në datën 30 tetor 2023 në kuadër të zbatimit të projektit me teme: “Identifikimi i pengesave që ndikojnë në implementimin e ekonomisë rrethore në fermat blegtorale”, i shpallur fitues nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) u zhvillua në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli” një takim me grupet e interesit, si: përfaqësues të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë, Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Korçë, drejtues dhe pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë, fermerë dhe ekspertë të fushës së blegtorisë.

Pedagogu, dr. Dorjan Marku, i cili bëri edhe paraqitjen e projektit u shpreh se qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i ideve dhe identifikimi i faktorëve të suksesit nga zbatimi i praktikave rrethore në blegtori, njohja me strukturën e pyetësorit dhe punimit kërkimor.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PO ZHVILLON VEPRIMTARINË SPORTIVE MË MASIVE TË ORGANIZUAR NDONJËHERE PREJ TIJ, LOJËRAT OLIMPIKE “RROKE SPORTIN” 2023
Next Post
“TETORI I LIBRIT” BËRI BASHKË DEPARTAMENTIN E “GJUHËS DHE TË LETËRSISË” DHE SHKOLLËN PROFESIONALE TEKNIKE KORÇË, TË CILËT NË BASHKËPUNIM EDHE ME SHKOLLA TË TJERA TË ARSIMIT PARAUNIVERISTAR E INSTITUCIONE KULTURORE TË QYTETIT ZHVILLUAN VEPRIMTARINË ME TEMË: “KONTRIBUTI I AUTORËVE KORÇARË NË LETËRSINË SHQIPTARE”