IDENTIFIKIMI I FUSHAVE PRIORITARE PËR ZGJERIMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ISHIN KRYEFJALA E TAKIMEVE QË NJË GRUP PEDAGOGËSH TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLOI NË INSTITUTIN E STUDIMEVE BALLKANIKE (IMXA) DHE NË UNIVERSITETIN MACEDONIA, SELANIK

Në datat 25 dhe 26 shtator 2023, një grup pedagogësh të universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një udhëtim pune në qytetin e Selanikut, Greqi me ftesë dhe mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë. 

Pedagogët u pritën fillimisht në një takim nga zëvendësrektori i Universitetit MACEDONIA të Selanikut, prof. dr. Alexandros Chatzigeorgiou, me të cilin u diskutuan aspekte konkrete të bashkëpunimit mes dy universiteteve dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit “Fan S. Noli”. Gjithashtu u diskutua për programin Erasmus dhe mobilitetet e studentëve dhe pedagogëve, ofrimi i ekspertizës në riorganizimin e programeve të studimit, veprimtaritë e përbashkëta studentore dhe bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor.

Një tjetër takim pedagogët zhvilluan në Institutin e Studimeve Ballkanike (IMXA), ku ata u pritën nga stafi i këtij instituti. në këtë takim u identifikuan hapësira të mundshme bashkëpunimi, si: shfrytëzimi i bibliotekës së IMXA-S, shkëmbimi i përvojave në lektimin e gjuhës shqipe dhe greke, si dhe studimet e përbashkëta mes kërkuesve grekë dhe atyre shqiptarë. Instituti I Studimeve Ballkanike me qendër në Selanik i dhuroi bibliotekës së universitetit “Fan S. Noli” Korçë një fond të çmuar të koleksionit të revistës shkencore “Balkan Studies”, që nga viti 1961 dhe deri sot, si dhe disa libra të historianit Stavros Dagios. 

Takimet e pedagogëve të Universitetit “Fan S. Noli” në Greqi u përmbyllën me vizitën  në muzeun e Verginës në rajonin e Verias. 

Previous Post
TAKIMET DHE LEKSIONET E HAPURA NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE PËRMBYLLËN VIZITËN E DOKTORANTËVE BULLGARË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Next Post
Aksesueshmëria dhe hulumtimi i arkivave qëndrorë dhe bashkiakë nëpërmjet kërkimit historik dhe vlerësimit turistik​.Krahasimi i rasteve mes Italisë dhe Shqipërisë​

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right