Në kuadër të projektit E+ICM COMMO IX, Universiteti Aldo Moro i Barit ka hapur thirrjen për mobilitete studimi për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Mobilitetet në gjuhën angleze për studentët e masterit në “Mësues i Matematikës dhe Informatikë-Fizikës”, “Cilësia dhe Siguria Ushqimore” dhe “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit” mund të realizohen për një periudhë 2 deri në 5 mujore në fushat e mëposhtme akademike:
- Shkenca kompjuterike;
- Zhvillimi inovativ në sistemet e agro-ushqimit;
- Fizikë.
Dokumentet e nevojshme:
- Forma e aplikimit;
- CV (max. 4 faqe);
- Kopje e pasaportës;
- Dëshmi e gjuhës angleze (niveli minimal B2);
- Mesatarja e provimeve dhe krediteve të fituara;
- Dëshmi e regjistrimit në universitet;
- Përshkrim i detajuar i temës kërkimore (për studentët e doktoraturës).
Afati i nominimeve është data 15 tetor 2025.
Ju mirëpresim pranë Zyrës së Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare, Rektorati, kati II. Për pyetje të mëtejshme mund të na shkruani në: tkita@unkorce.edu.al.

